AKTIVITET TRAJNUES: Tema 2 e modulit: “PROVAT DHE MJETET E KËRKIMIT TË PROVËS NË PROCESIN PENAL”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 14 nëntor 2024, zhvillon temën e dytë të modulit “Provat në procesin civil”, “Njohja e personave, sendeve si dhe objekteve që mund të jenë objekt i perceptimit shqisor. Subjektet që mund të bëjnë njohjen, përfshirë bashkëpandehurin dhe të pandehurin në një procedim të lidhur. Rregullat procedurale të pyetjes së personit që duhet të bëjë njohjen. Pasojat e moszbatimit të këtyre rregullave në rezultatet e njohjes. Procedura e njohjes dhe ndryshimet ligjore sipas ligjit Nr.35/2017. Sigurimi i personave/objekteve të ngjashme, rëndësia e këtij rregulli në rezultatin e njohjes. Prania e detyrueshme e mbrojtësit gjatë njohjes. Identifikimi i të pandehurit me anë të fotografisë, dallimi midis njohjes dhe identifikimit/individualizimit të të pandehurit. Pavlefshmëria e njohjes, mundësia e përsëritjes së njohjes nga i njëjti person dhe problematikat në praktikën gjyqësore”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet drejtohet nga: 

Ekspertë: Tereza Merkaj dhe Olger Eminaj

Lehtësues: Nurjeta Pogaçe

Trajnimi do të realizohet duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues do të trajtohen tema të ndryshme, si: 

  • Koncepti i “Njohjes së personave” si mjet për kërkimin e provës në procesin penal dhe rregullat procedurale të pyetjes së personit që duhet të realizojë njohjen;
  • Pasojat e moszbatimit të këtyre rregullave në rezultatet e njohjes;
  • Procedura e njohjes dhe ndryshimet ligjore sipas ligjit Nr.35/2017;
  • Pavlefshmëria e njohjes, mundësia e përsëritjes së njohjes nga i njëjti person dhe
    problematikat në praktikën gjyqësore ;
  • Analizë e praktikës gjyqësore vendase dhe ndërkombëtare mbi “njohjen e personit” “Laska dhe Lika” kundër Shqipërisë. Njohjet e tjera sipas nenit 174 të K.Pr.Penale. Njohja e personit nëpërmjet fotografisë interpretuar referuar praktikës gjyqësore vendase;
  • Njohja e personit nga viktima e mitur si burim prove dhe garancitë/rregullat procedurale të zbatueshme;
  • Specifikat e procesit të njohjes së personit kur i mituri që do të kryejë njohjen është viktimë e dhunës seksuale;
  • Subjektet që realizojnë njohjen përfshirë bashkëtëpandehurin;
  • Sigurimi i personave, objekteve të ngjashëm për njohjen si dhe prania e detyrueshme e mbrojtësit gjatë njohjes.

 

Në këtë aktivitet trajnues marrin pjesë gjyqtarë, prokurorë, OPGj, këshilltarë ligjorë, të Republikës së Shqipërisë.